4 korrik 2015 – Është zbardhur identiteti i dy turistëve çekë që u vranë mbrëmë me armë zjarri në Prekal të komunës Postribë të Shkodrës. Ata janë Michael Svatos, 27 vjeç, dhe Anna Kosinova, 36 vjeç, të dy nga Çekia.
Trupat e viktimave kanë qëndruar për disa orë të bllokuar brenda automjetit, ndërsa ekspertët kanë grumbulluar prova të ndryshme, të vlefshme për hetimet e mëtejshme.
Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht në ngjarjen e cila fillimisht në policinë e Shkodrës u raportua si një aksident e vetëm më pas u kuptua se bëhej fjalë për një vrasje.
Pista kryesore e hetimit është tentativa e grabitjes.Çifti ishte duke lëvizur me makinën tip ‘Nissan’ ku dhe u gjetën të vdekur.
Deri më tani janë shoqëruar disa banorë të zonës ku ndodhi vrasja për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/