Policia e Vlorës ka identifikuar tre të rinjtë që gjetën tragjikisht vdekjen sot në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Mësohet se ata janë dy vajza dhe një djalë.

Sipas policisë, trupat e pajetë i përkasin shtetasve:

  1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
  1. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
  1. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

Policia tha se ishte njoftuar rreth orës 14:30 se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 persona. Drejt vendngjarjes, pranë zonës së Portonovës, u nisën shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore, por nuk arritën të shpëtojnë të rejat dhe as djalin që ishte përpjekur t’u shkonte në ndihmë.

Grupi hetimor po heton për përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po sot, një tjetër 14-vjeçar u mbyt në plazhin e Marinës, në qytetin bregdetar të Vlorës.