Edhe pse gjithmonë të kujdesshme në përdorimin e ‘photoshop’-it këto këngëtare nuk kanë qenë të vëmendshme kësaj here.

Të gjitha janë seksi në jetën reale por pak “photoshop” nuk i bën askujt keq por atëhere kur ky ‘photoshop’ nuk bëhet në mënyrë perfekte dhe dështon atëhere do fillojnë të gjitha portalet do shkruajnë. Në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani u fol për dështimet e ‘photoshop’-it ku vihen re dhe nga fansat e tyre. 

Këto janë 5 personazhet:

Ingrit Gjoni 

Photoshop-i i përdorur në foton ku këngëtarja shfaqet përpara derës së televizionit ku ndodhej, duket i tepruar, aq sa ka shtrembëruar dhe kolonën e hekurit.

Angela Martini

 Mjafton të shihet pasqyrimi i barkut të Angelës tek xhami përballë dhe vërehet se barku i saj është rregulluar. Sidoqoftë Angela mbetet një nga femrat më të përfolura dhe pëlqyera shqiptare.

 Fiolla Morina

 Fiolla Morina një personazh i pëlqyer nga publiku ka postuar një foto ku duket se ka përdorur 'Photoshop' dhe pse nuk ka vënë re se ka shtrembëruar parketin e dyshemesë.

Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca në një set fotografik ku ka dalë shumë e kuruar dhe provokuese duket se ka dështuar në 'photoshop' pasi tek pjesa e kembës duket se i janë zhdukur gishtat e këmbës dhe se kjo bën të dyshohet se është përdorur "Photoshop".

Enca Haxhia 

Në shumë raste, Enca është gjykuar se përdor shumë ‘photoshop’ dhe se fotot që ajo poston në rrjetet sociale janë shumë ndryshe nga realiteti. Pjesa e rrethuar me ngjyrë të verdhë është më e zbehte dhe e turbullt se pjesët e tjera, gjë që bëhet kur përdor 'photoshop' mbi foto. Por për një gjë jemi të sigurt , si me ‘photoshop’ si pa ‘photoshop’ Enca është ndër këngëtaret më të kërkuara dhe të klikuara në YouTube./intv.al/