TIRANE, 3 prill 2013 – Menjëherë pas deklarimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim per daljen nga qeveria, kryeministri Sali Berisha ka bërë gati edhe emrat që do të zëvendësojnë ministrat e tërhequr të LSI-së.

Kështu mësohet se Berisha do t’i paraqesë për dekretim Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Aldo Bumçin në rolin e ministrit të Jashtëm, pas ikjes se Edmond Panaritit.

Në postin e ministrit të Kulturës, mbajtur deri tani nga Bumçi, pritet të jetë poeti i mirënjohur, Visar Zhiti. Një emër surprizë mund të konsiderohet edhe ai i Halim Kosovës, i cili pritet të propozohet në pozicionin e ministrit të Shëndetësisë, mbajtur deri tani nga Vangjel Tavo.

Florion Mima mësohet se do të emërohet në krye të ministrisë së Ekonomisë, duke zëvendësuar kështu Edmond Haxhinaston.