Stina e vjeshtës shumë shpejt do të hyjë dhe së bashku me të do të fillojnë edhe javët e modës, të cilat mbartin me vete edhe pyetjen “Cilat janë qytetet më fashion në botë”?
Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në ditët e sotme, stilistët më të famshëm të modës e kanë përqendruar vëmendjen në 4 qytete: Nju Jork, Londër, Milano dhe padyshim në Paris.
Por katër qyteteve të mësipërme, në këtë listë, së bashku me zhvillimin e teknologjisë dhe tendencave më të fundit, i janë shtuar edhe qytete të tjera. Më poshtë do të njiheni me 11 prej qyteteve më fashion në botë:
1. Kopenhagen, Danimarkë

Kopenhagen është qyteti që e kryeson këtë renditje, sepse ai është djepi i një prej lëvizjeve bohemiane nordike, të cilat e ndërgjegjësuan botën me idenë se gjithçka që njerëzit kanë, ka padyshim vlerën e saj. Një ndër karakteristikat e këtij qyteti në drejtim të modës, është prioriteti që njerëzit këtu kanë vendosur ndaj kombinimit të komfortit me stilin minimalist.
2. Tokio, Japoni

Pikët më të mëdha për sa i përket industrisë së modës, Tokio i fiton nga një ndërthurrje e mirë midis artit gotik dhe stilit punk, Lolita, atij tejet feminist dhe pa dyshim “street style”.
Këtu mund të gjeni marka si: Rei Kawakubo, Issey Miyake dhe Yoji Yamamoto.
3. Paris, Francë

Parisi është një prej qyteteve që cilësohet prej shekujsh si djepi i modës, madje për një pjesë të madhe ekspertësh të kësaj fushe, ai qëndron në majë të kësaj industrie. Këtu mund të gjeni marka si : Chanel, Dior, Vetements, etj.
4. Milano, Itali

Një stil i sofistikuar është përcaktimi më i mirë për Milanon, një qytet me një histori të pasur dhe trashëgimi në fushën e modës. Moda milaneze është më e njohur për cilësinë e tekstileve dhe pëlhurave të saj. Këtu mund të gjeni marka të tilla si: Missoni, Dolce & Gabbana, Miu Miu dhe Valentino.
5. Londër, Angli

Stili londinez është cilësuar nga shumë stilistë si konvencioal dhe avangardë në të njëjtën kohë. Këtu do të gjeni disa prej markave më të famshme si Alexander McQueen, Vivienne Westwood dhe Stella McCartney.


