Një listë e kërkimeve në faqet pornografike zbulon se vendet e ndryshme kanë shije të ndryshme e të çuditshme sa u përket preferencave seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, termi i preferuar i kërkimit është MILF, që është një akronim për “Mum I’d Like to Fuck”. Ndërkohë në Europë gjërat janë më ndryshe.

Britania, Norvegjia, Suedia, Franca, Italia, Greqia, Polonia, Gjermania dhe Holanda janë porno- patriotë, pasi kërkojnë për femra e meshkuj nga vendet e tyre.

Por në Finlandë termi më i kërkuar është ‘i moshuar’ dhe ‘gjyshe’. Në Hungari termi më i kërkuar në faqet porno është ‘druvari’.

Gjërat rëndohen në lindje. Në Ukrainë termi më i kërkuar është homoseksual, kurse në Rumani më i kërkuari është “nënë e bir”.

Në Siri, aty ku mendohet se ka vetëm luftë, termi më i kërkuar në faqet porno është “tezja”. Në Iranin konservator termi që përdoret për homoseksualë renditet shumë lart.

Në Amerikën e veriut, ku janë të vendosura shumica e faqeve porno, kërkimet variojnë në vende të ndryshme.

Shumë shtete kërkojnë për “ebony”, që është termi për “afro- amerikanet”. Në shumë të tjera kërkohet për “adoleshente”. Kurse në Kaliforni preferojnë më shumë “aziatiket”.

Në Kentaki befasia qëndron në faktin se kërkohet më shumë për “porno gej”. Në Vermont termi më i kërkuar është “lezbike”.

Në Peru për çudi të dhjetë termat e parë të kërkimit janë “gej”. Në Amerikën Latine kryesisht kërkohet për porno gej. Edhe në Australi kërkimet për porno gej janë në krye të listës.