Pas përfundimit të kampionatit europian, hapësira e "Fanzone" është menduar të përdoret për një tjetër qëllim, po kaq interesant.

Zona e rrethuar pranë Universitetit tashmë është mbushur me rërë me synimin për të improvizuar një fushë volejbolli.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të parë për herë të parë pranë qendrës së kryeqytetit kampionatin e volejbollit në plazh.

Ndërsa ekipet e vajzave ndesheshin me njëra-tjetrën, vajzat por sidomos djemtë, kanë ndjekur me kureshtje ndeshjen.

Pritet që ditët e ardhshme të organizohet dhe kampionat basketbolli.