21 mars 2014 – Hulumtimet finlandeze kanë treguar se ushqimi i pasur me vitaminë E ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të llojit 2.
Studimi i realizuar kohë më parë kishte zgjatur plot 23 vjet dhe kishte analizuar mbi katër mijë persona të moshës nga 40 deri në 69 vjet.
Rezultatet kanë treguar se personat, të cilët konsumojnë ushqim të pasur me vitaminë E kanë rrezik 30 për qind më të ulët të preken nga diabeti krahasuar me personat e tjerë.
Po ashtu është vërejtur se edhe personat, të cilët konsumojnë sasi të larta të karotenoideve, përbërësve që gjenden në frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe, verdhë dhe të gjelbër, po ashtu kanë rrezik më të paktë të preken nga diabeti tip2.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





