Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me të shtënat me armë zjarri që janë dëgjuar tek zona e Komunës së Parisit mbrëmjen e sotme. Një person ende i paidentifikuar për uniformat blu, ka qenë ai që ka qëlluar me armë në ajër. Mësohet se ai ka qenë duke udhëtuar me një automjet BMW, ngjyrë e zezë. Pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të Selitës. Nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi i autorit. Teksa fillimisht u raportua për një konflikt çasti në zonë dhe situata nuk ishte e qartë.
Një telefonatë në sallën operative të policisë ka alarmuar forcat e rendit. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur detajet.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë në vendngjarje.
Po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth. Policia njofton se në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:
Rreth ores 21:05, tek Komuna e Parisit, mbrapa nje qendre tregtare, një person i paidentifikuar, i cili udhetonte ne nje automjet tip BMW ngjyre e zeze, ka qelluar ne ajer, dhe është larguar ne drejtim te Selites.
Per momentin nuk raportohen te lenduar.
Ne vendngjarje kane shkuar sherbimet e Komisariatit Nr 2, Shqiponjat si dhe grupi hetimor.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes eshte konstatuar nje gezhoje, 7.65 mm. Po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.





