Në mënyrë simbolike, me rastin e 8 marsit, ministri Saimir Tahiri “shkarkoi” drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtorët e qarqeve për t’i zëvendësuar për një ditë me efektive femra.
Në Durrës, Drejtoria e Policisë u drejtua nga zëdhënësja e shtypit Elona Muça, e cila madje edhe u përgëzua nga kolegët gazetarë për detyrën e re, që, gjithsesi, zgjati veç një ditë.
M.P.





