TIRANË, 30 nëntor 2013 – Në bazë të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 650/2 datë 27.11.2013 Për përcaktimin e datës së konkurrimit, ngritjen dhe përbërjen e komisioneve të testimit si dhe masën e shpërblimit të pedagogëve të përfshirë në përzgjedhjen e përkthyesve të jashtëm të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2014, pas shqyrtimit të ankesave të kandidatëve të shkualifikuar, Ministria e Drejtësisë afishon listën përfundimtare të kandidatëve që janë kualifikuar për pjesëmarrjen në provimin për përkthyes zyrtarë. Provimi do të zhvillohet në datën 6 dhjetor 2013, ora 10.00-12.00 në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë. Kandidatët, të pajisur me dokument identifikues, duhet të paraqiten të paktën një orë përpara orarit të fillimit të provimit për të kryer procedurat identifikuese dhe verifikuese.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





