27 maj 2014 – Mediat e huaja shkruajnë shpesh për supermakinat e disa prej lojtarëve më të paguar të botës së futbollit. Lojtarë të tillë si Ronaldo apo Beckham shpenzojnë jo pak para për makinat e tyre. Në gjurmët e tyre duket se po ecin edhe lojtarët me origjinë shqiptare si Shaqiri, Xhaka, Behrami apo edhe Adnan Januzaj.
Tre shqiptarët që luajnë me përfaqësuesen e Zvicrës posedojnë makina të shtrenjta. Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka zotërojnë autovetura të tipit AUDI. Xhaka ka autoveturë AUDI R8, ndërsa Shaqiri ka AUDI-n që i ka dhënë kjo markë makinash te Bayern Munchen, si pjesë e sponzorizimit. Ndërsa Valon Behrami është pronar i një Ferrari me ngjyrë të kuqe "Ferrari Weggis 458" që kushton shumë shtrenjtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





