Vijon zbatimi i planit të masave nga ana e uniformave blu në Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si vendosjen e rripit të sigurimit dhe të kaskës; mospërdorimin e celularit; mospërdorimin e pijeve alkoolike; respektimin e sinjalistikës rrugore në tërësi; uljen e shpejtësisë etj.

Në kuadër të këtyre masave, gjatë javës që lamë pas, nga data 1 deri më 7 gusht, janë marrë këto masa:

• pjesa më e madhe e përdoruesve të rrugës janë këshilluar;

• janë konfiskuar 6 mjete;

• janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

• janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi;

• janë pezulluar 52 leje drejtimi për shpejtësi;

• janë vendosur 1594 masa administrative, nga këto:

– 84 për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar;

– 280 masa për mungesë të rripit të sigurimit;

– 73 për mungesë të kaskës mbrojtëse;

– 471 për parkime të gabuara;

– 697 për shkelje të tjera të normave të Kodit Rrugor.

Policia e Durrësit thotë se do vijojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe Kodin Penal, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim dhe çdo shkelës do të përgjigjet para ligjit.