Shkencëtarët thonë se kjo pije ka më shumë kafeinë se një gjysmë filxhan kafe ekspres dhe mund të zëvendësojë më së miri kafen si pijen tuaj të preferuar të zgjimit.
Ajo duket tamam si kafe, me ndryshimin e vetëm që është e gjelbër. Kjo pije është shumë e vlefshme, sidomos në mesin e atyre që nxisin mënyrë jetese të shëndetshme.
Çaji pluhur i gjelbër quhet “Matcha” dhe fjalë për fjalë do të thotë “çaj pluhur”. Kjo pije përbëhet nga gjethet e çajit jeshil dhe është e pasur me antioksidantë.
Çaji “Matcha” ka ekuivalentin ushqyes të 10 gota të çajit të gjelbër normal, si dhe 137 herë më shumë antioksidantë. Edhe pse ne kemi filluar të dëgjojmë në lidhje me këtë pije të mahnitshme vetëm kohët e fundit, “Matcha” ka qenë e popullarizuar në Japoni që nga viti 1191.
Ky çaj është burim i pasur i antioksidantëve, të quajtur polifenols të cilat kanë rezultuar efektive kundër problemeve të zemrës, kancerit, sheqerit të lartë.
Hulumtimet kanë treguar se ky çaj mund të stimulojë mirëfunksionimin e metabolizmit dhe të ngadalësojë rritjen e qelizave të kancerit.