Pas largimit nga emisioni i mëngjesit të prezantueses Mira Kazhani, duket se Enos do i bashkohet tashmë një koleg.
Emisioni i orës 7:00 në Top Channel do të ketë si imazh të ri në prezantim, spikerin e lajmeve dhe moderatorin e “Top Albania Radio-s”, Isli Islamin (ne foton poshte).
Isli nuk është tërësisht i panjohur për shikuesit e “Wake Up”, pasi më parë ai kishte hapësirën e tij gjatë së cilës lexonte titujt kryesorë të gazetave.
Ndërsa tani, Islamit i është dhënë më shumë hapësirë në emision, si bashkëprezantues i Eno Popit, që e udhëheq produksionin prej disa vitesh.
Sipas “Dritare.net”, ka qenë Eno i cili sëbashku me Ledion Licon, propozuan këtë zgjidhje.





