Vetëm tre skuadra shqiptare kanë ngelur në Europë, me Partizanin, Ballkanin dhe Strugën që kanë arritur të kualifikohen në truin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen kundër skuadrës së Valmieras, me takimin e parë që luhet në Letoni, më 10 gusht.

Ballkani do të ketë një kundërshtarë të lehtë në letër, Linkoln Red Imps, e cila do të luhet po në 10 gusht, në Kosovë.

Struga do të ketë përballë skuadrën nga Luksemburgu, Hesperanxhe, me takimin e parë që do të luhet më 10 gusht në Maqedoni.