DURRËS, 18 TETOR 2014 – Vizita e Papës në kryeqytet pati një jehonë të madhe, e ndërsa kanë kaluar shumë nga kjo ditë e shënuar, është zbuluar menuja se çfarë zgjodhi të konsumonte. Ardhja e Papës përbënte një interes të madh si brënda dhe jashtë vendit, e ndërsa ajo që të binte në sy ishte se ai kishte zgjedhur të pinte një verë shqiptare. Restorant ‘Piazza’ është kujdesur për ushqimin e Papës atë ditë. Pjata e parë, antipasta, ishte e përbërë nga: proshutë krudo, djathë parmixhano, asparag, rukola si dhe pjepër, një antipastë shumë e përdorur dhe në Itali. Si pjatë të dytë Papa Françesku ka konsumuar tortelini me lëng. Dhe në fund është përmbyllur me një ëmbëlsirë të lehtë.