Sot në mëngjes në Aleksandri, autoritetet egjiptiane kanë gjetur anijen e peshkimit “Çelepia dy” në afërsi të portit të këtij vendi, ndërsa mister është fati i dy marinarëve durrsakë.

Burime të pakonfirmuara pohojnë se tre persona janë gjetur në bord me nënshtetësi egjiptiane,  dhe asnjë shqiptar. Por asnjë gjurmë jete nuk ka deri tani nga kapiteni i anijes Dhimitër Malja, 50 vjeç. Marinari egjiptian Adel Muhamed Salam, në komunikimet e vazhdueshme ka shantazhuar e kërcënuar pronarët e anijes për dhënien e shumës 70 mijë euro, në këmbim të jetës së dy marinarëve, Luan Memës 36 vjeç dhe Dhimitër Maljes, 50 vjeç, dhe të anijes së peshkimit.

“DurrësLajm”, sjell mesazhet zanore të Adel Salam. Ndjekim Videon!