Francë, 5 gusht 2014 – Ylli i futbollit brazilian, Neymar, aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi që pësoi gjatë Botërorit dhe këtë periudhë pushimi ai po e kalon në shoqërinë e Paris Hilton.

Pasi udhëtoi drejt Japonisë për të xhiruar një reklamë, 22- vjeçari u largua drejt Ibizas ku dhe u takua me miliarderen amerikane.

Në një fotografi të postuar në rrjetin social Instagram, Neymar dhe Hilton shfaqen krah njëri – tjetrit teksa po shijojnë një mbrëmje jashtë.

Kjo nuk është hera e parë që Paris Hilton shfaqet nëpër festa krah futbollistëve.

Futbollisti i Barcelonës, Neymar, pësoi një dëmtim në një nga vertebrat dhe për këtë arsye do të humbasë edhe fillimin e sezonit të La Liga- s.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/