17 gusht 2014 – Edhe supermodelja me famë botërore Emina Cunmulaj ka frikërat e saj në jetë.

Zbulojmë se Emina frikën më të madhe e ka nga dentisti.

Këtë fakt supermodelja e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook”, ku kishte postuar një foto e ulur në karrigen e pacientit dhe duke pritur me frikë dentistin.

Madje Emina i ka pyetur fansat e saj se nëse ishte e vetmja në botë që ka kaq frikë nga dentisti, apo ka edhe njerëz të tjerë që stresohen nga ky fakt.

Shumica e fansave u solidarizuan me supermodelen, duke i “dhënë zemër” për ta kaluar atë frikë dhe se nuk është normale të heqe buzëqeshjen e bukur vetëm për hir të dentistit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/