Më herët gjatë ditës, DurrësLajm raportoi për nisjen e procedimit penal ndaj një çifti që tentoi të kalonte në doganën e Durrësit një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë, të padeklaruara në autoritetet doganore.

Në videon e mëposhtme policia e Durrësit demostron sasinë e madhe të orëve të floririt dhe bizhuteritë e çmuara të sekuestruara.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të:

1.F. D. 34 vjeçe, banuese në Palermo, Itali

2. P. C. 39 vjeç, banues në Bisceglie, Itali

 Ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K. Durrës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme mallrash me vlerë,  si:

ora të markave të ndryshme;

varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato te diamantit;

byrzylyk me ngjyrë si ato të floririt;

unaza me gurë si ato të diamantit;

vathë me ngjyrë si ato të floririt si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit.

 Sendet e sekuestruara, personat e proceduar, nuk i kishin deklaruar në doganë.