7 dhjetor 2014 – Tifozi i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina, i njohur si Ballisti ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat serbe se një biznesmen serb që jeton në Chicago i ka ofruar mafias siçiliane 1 milion dollarë për kapjen e e tij. Serbi që rrjedh nga një familje çetnikësh, kërkon që italianët ta kapin Ismail Morinën, të njohur si Ballisti, dhe ta dorëzojnë tek njerëzit e tij në Chikago. Ballisti, i cili dyshohet se e ka lëshuar dronin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, në Facebook ka postuar foton e një snajperi me mbishkrimin në anglisht dhe në serbisht: "Po ju pres …!".
Me këtë postim, Ballisti tregon se nuk ndjehet i shqetësuar dhe nuk trembet nga askush.





