Po që se keni ngrënë ndonjëherë ushqim, që nuk e keni ditur se është i djegës, sigurisht që e keni ndjerë nxehtësinë në gojë.
Kjo materie detektohet nga receptorët në gjuhë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit, që në organizëm ka hyrë diçka e pazakontë.
Trupi reagon me djegësi, duke u munduar që të eliminojë këtë material të padëshirueshëm, transmeton Telegrafi.
Por, pse uji e nxitë djegësinë në gojë, teksa qumështi e eliminon?
E tëra është tek përbërësit. Kapsaisina ka një varg molekular jo polar, njëjtë sikur qumështi.
Kur këto bëhen bashkë, kthehen në materie tjetër jo polare.
Nëse pini ujë, atëherë kapsaisina shpërndahet, duke bërë që të keni djegie edhe më të mëdha.