Soni Malaj ka dorëzuar një padi pranë Gjykatës së Tiranës ku ka akuzuar Olti Currin për fyerje.

Tashmë është mësuar edhe rasti konkret për të cilin Soni është ‘tërbuar’ me opinionistin duke e çuar deri në gjykatë.

Shkak është bërë një postim i Olti Currit më 8 qershor në faqen e tij në Facebook, shoqëruar edhe nga kjo foto e mëposhtme.

 “Nderim Tunës. Këngëtarja Soni Malaj e freskët nga bashkëpunimi me Genën, nderon kolegen e saj Tuna, duke vënë dorën në qendër të trupit të saj, duke prekur ‘zogun’ si ajo bëri në videon e këngës Felix (Fenix)… Soni dhe Tuna kanë ndarë tavolinën e gjyqtarëve në garën X Factor Albania…”