Të shumtë janë pushuesit që kanë mbërritur sot në plazhin e Durrësit për të kaluar një fundjavë relaksi.

Temperaturat e larta kanë bërë që dhjetëra e qindra vizitorë durrsakë e kryeqytetas, të shijojnë rërën, diellin e detin këtë të diel të ngrohtë marsi.

Numrit në rritje të frekuentuesve të plazhit, i janë gëzuar edhe bizneset, të cilat presin pikërisht këto ditë, që xhiroja e tyre ditore të rritet.

Plazhi i Durrësit ndër vite mbetet një ndër plazhet më të fekuentuara nga mijëra pushues, të cilët e zgjedhin atë jo vetëm për të kaluar fundjavën në të gjithë muajt e vitit, por edhe pushimet verore. 

Por relaksi që marrin gjatë ditëve të ngrohta në ardhje të pranverës, është i pakrahasueshëm me çdo vend tjetër. Fundjavë, det, rreze të ngrohta e peshk i freskët, është kombinimi i duhur që shijohet veç në Durrës!