Zbulohet dhe arrestohet personi që vidhte pjesë të automjeteve në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 5 vjedhje, ndërsa kanë vënë në pranga Gëzim Oshafin 43 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin nr.504, datë 18.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Oshafi dyshohet se është autor i ngjarjeve të mëposhtme:

1. Më datë 17.05.2017, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dy pasqyra në mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B.H.

2. Më datë 19.06.2017, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur veglat e punës së shtetasit F.C.

3. Më datë 23.07.2017, në lagjen nr. 4 , Durrës dyshohet se ka vjedhur navigatorin në mjetin tip “Benz”, më pronësi të shtetasit O.D.

4. Më datë 26.07.2017, në lagjen nr.3, Durrës dyshohet se ka vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.D.

5. Më datë 14.08.2017, në lagjen nr. 1, Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen”, në pronësi të shtetasit A.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar në nenin 134  të Kodit Penal.