11 maj 2015 – Pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kumanovë, policia e Maqedonisë ka publikuar fotot e 6 personave të arrestuar nga grupi i të armatosurve.
Emrat e personave nuk janë bërë të ditur, por ata mbajnë të veshur uniformën ushtarake me logon e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Në përleshjet me armë mes grupit të armatosur dhe policisë maqedonase, mbetën të vrarë 22 persona, mes të cilëve 8 policë dhe 14 nga grupi i të armatosurve.
Në foton e mëposhtme janë 8 policët që humbën jetën, ku mes tyre është dhe një shqiptar.
Në nder të vdekjes së policëve që mbetën të vdekur në përpjekje për të thyer grupin e armatosur, sot në Maqedoni është ditë zie. Qeveria vendosi që të mbaheshin dy ditë zie, 10 dhe 11 maji.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/