Mosha mesatare e politikanëve shqiptarë është 40-45 vjeç. Kështu pjesa më e madhe e tyre përveç punëve të rëndësishme përballen çdo ditë edhe me shenjat e para të plakjes, me rrudhat, me thinjat… 

 Me të drejtë edhe ata do të donin të dukeshin gjithmonë në formë e të rinj. Për këtë arsye deputetët dhe ministrat frekuentojnë rregullisht parukeritë. Këtë e tregojnë qartë fotot dhe flokët e tyre. Ka nga ata që shpesh shfaqen në ekran me thinja, dhe papritur thinjat zhduken… 

Ka dhe nga ata që në periudha të ndryshme, i shohim me nuanca të ndryshme flokësh që shpesh variojnë nga ngjyra kafe, tek gështenja dhe tek e zeza. Edhe në këtë rast “të djathtët” janë në avantazh. Pasi mblodhëm fotot e shumë politikanëve na ra në sy fakti se përfaqësuesit politikë të “Partisë Demokratike”, kujdesen më shumë për veten se ata të “Partisë Socialiste”. Ndoshta për këtë ndikon fakti që kanë vite në pushtet dhe janë në një gjendje psikologjike më të mirë… Pjesës më të madhe të “djemve” të PS-së, u janë zbardhur flokët, dhe ata duket se as që kanë ndërmend të bëjnë ndryshime