Sipas një Ankete të Komunitetit Amerikan së Zyrës së Regjistrimit të SHBA-së të vitit 2014, shumë prej njerëzve e gjejnë partnerin e tyre me të njëjtin profesion.

Studimi, i cili mbuloi 3.5 milionë familje amerikane, zbuloi se martesat më të zakonshme janë krijuar nga partnerë me të njëjtën profesion dhe kryesisht ishin mësues.

Nëse ju punoni në ndonjë nga profesionet si më poshtë , ju keni shumë gjasa që partneri juaj të ketë po këtë profesion:

Profesionet:

1. Shkencëtarët

2. Fermerët

3. Agjentët e pasurive të patundshme

4. Punonjësit socialë

5. Agjentët e udhëtimit

6. Nëpunësit e shërbimeve postare

7. Atletët

8. Aktorët

9. Profesionistët e medias

10. Ekonomistët

Studimi zbuloi gjithashtu se gratë dhe burrat, të cilët janë të profesioneve, doktor, avokat sjellin përfitime monetare të barabarta në muaj. Po kështu, burrat me përfitime të mëdha mujore kanë tendencën të martohen me partnere të cilët nuk fitojnë shumë në muaj.