Shqipëria dhe Manchester City kanë nisur punën konkrete për materializimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në prilli për ndërtimin e një akademie futbolli në Durrës.
Është Kryeministri Edi Rama ai që ka zbuluar sot pjesë të projekt-idesë për ndërtimin e Akademisë së Manchester Cityt në vendin tonë.
Kompleksi i akademisë parashikohet të ketë 7 fusha të mëdha stërvitore, disa fusha të vogla si dhe ambiente të tjera ndihmëse që do t’i shërbejnë kësaj akademie.
Me ndërtimin e këtij kompleksi sportiv, Shqipëria do i bashkohet shumë vendeve ku Manchester City ka një shkollë futbolli.
Veç talenteve nga Shqipëria, edhe yjet e rinj të futbollit nga rajoni do kenë mundësinë të jenë pjesë e kampuseve stërvitore në Durrës.