Pas një fillimi katastrofik të sezonit nën drejtimin e Ruben Amorim, MançesterUnited po përshpejton planet e tyre për një stadium të ri. Klubi anglez, i udhëhequr pjesërisht nga Sir Xhim Ratklif, shpreson të blejë tokë të re rreth “Old Traford” për të përfunduar ndërtimin e stadiumit të tyre të ardhshëm me 100,000 vende, i cili është njoftuar për vitin 2030, sipas “Daily Mail”.

I projektuar nga arkitekti britanik Lord Norman Foster, projekti, i quajtur “New Trafford”, ishte menduar të ishte ikonik, i dukshëm nga më shumë se 40 kilometra larg. Por një pengesë e madhe mbetet: klubi ende nuk zotëron të gjithë tokën që i nevojitet.

Një pjesë i përket një miliarderi me lidhje me Turki Al-Sheikh, i cili është i afërt me qeverinë saudite. Megjithatë, klubi mbetet i sigurt. Gjatë forumit të fundit të tifozëve, menaxhmenti siguroi se janë “në diskutime konstruktive me pronarët fqinjë” dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje “në muajt e ardhshëm” për të realizuar më në fund këtë projekt kolosal.