– Padyshim i bashkon z. Sali Berisha, mjeku i gjyshit të analistit, që la si trashëgimtar në PD dytëshorin e diktatorit
DURRËS, 6 gusht 20914 – Nipi i Hysni Kapos bën trim sozinë e Enver Hoxhës, në qarqet gazetareske të kryeqytetit ka shpërthyer humori, gjithsesi zotin And Bushati e marrin seriozisht MAPO-ja dhe res publica.
“Lideri i PD-së ka kryer një akt nga ato që rrallë i ndeshim tek politikanët tanë, një nga ato që marrin krahun e qytetarëve, kundrejt pushteteve të paprekshme, qofshin edhe ato ekonomike. Basha ka dalë dje përpara shqiptarëve për t’u bërë atyre thirrje që të bojkotojnë masivisht vendimin e qeverisë që detyron çdo qytetar të dorëzojë që nga data 6 gusht, numrin IMEI të celularit të tij”, kështu shkruan në MAPO analisti i majtë 45-vjeçar z. And Bushati për shefin e PD-së së djathtë, 40-vjeçarin z. Lulzim Basha.
Se çka një përkim interesant: ndërsa e përditshmja afër opozitës “Panorama” po boton në sërë kujtimesh të liderit komunist Hysni Kapo (1915–1979), që ngre në qiell për trimëri eprorin e tij Enver Hoxha (1908-1985) dhe gëzohet për nipin e tij, Andin.
Analistin Bushati dhe kreun e PD-së Basha i bashkon B-ja e tretë, z. Berisha. Doktori të parin e ka mjekuar kur ishte mjek i gjyshit Hysni, të dytin, sozinë (në shqip i thonë kipc ose më domethënës dytëshor) e Hoxhës, e la trashëgimtar në krye të partisë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





