Përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse, thuhet në një studim të ri të shkenctarëve italian.
Sipas studimit është konstatuar se kakao është i pasur me flavanol. Flavanoli mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirsimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit, shkruan albeu.
Prodhimet që përmbajnë 80% kakao duhet të përdoren.
Në këtë studim ishin të përfshirë 90 të moshuar me dëmtime të vogla njohëse të cilët u morën në analizë. Ata u ndanë në tri grupe dhe për 8 javë i’u dha dozë me kakao në nivele të ndryshme të flavanolit (të vogël, të mesëm, të madhe) dhe pas 8 javësh grupi që kishte përdorur sasinë më të madhe të kakaos doli më i suksesshëm në testet për njohje sesa dy grupet tjera.