Duket se xhelozia për një shtatzani ka çuar në konflikt Fançeska Jaçen dhe shoqen e saj Katerina Beqo. Video skandaloze në të cilën Françeska godiste shoqen e saj të ngushtë, është publikuar thuajse në të gjitha mediat. Por shkaqet e vërtetë të zënkës, kanë dalë vetëm pas dëshmisë së dhënë nga Katerina.

Sipas deklaratave të saj, 22-vjeçarja e rrahu sepse ishte xheloze, duke specifikuar se në momentin e agresionit, Françi ishte e dehur. Por detajet e botuara sot në gazetën Paloma, flasin për shtatzëninë e Katerinës që mund ta ketë shqetësuar modelen vlonjate. Në muajin e katërt të shtatzënisë, vajza e cila dëshmoi se dikur e mbante në shtëpi Françeskën, thuhet se ka pësuar një tronditje të madhe për shkak të sulmit.

Sakaq, dhunuesja që njihet ndryshe se Franceska e Big Brother vijon të jetë e lirë dhe të postojë foto edhe pse është person në kërkim policor.