Barcelona bëri historinë në ndeshjen e kthimit mbrëmjen e së mërkurës ndaj PSG në “Camp Nou” duke përmbysur humbjen e thellë 4-0 në Paris me një fitore 6-1, të arritur me 3 gola të shënuar vetëm 8 minutat e fundit të ndeshjes.Askush më parë në historinë e Champions League nuk kishte arritur të përmbyste në ndeshjen e kthimit një humbje 4-0.Në sezonin 2003-04, Milani dorëzohej në “Riazor” ku edhe pse kishte fituar në Itali 4-1, u mposht në Spanjë nga Deportivo 4-0.

Por emri i Barçës është i lidhur me përmbysje të tilla edhe pse jo të këtyre përmasave.Në 1999-2000, ata humbisnin 3-1 në Londër kundër Chelsea-s, ndërsa ndeshja e kthimit për anglezët rezultoi një tmerr i vërtetë, teksa u mundën 5-1 në “Camp Nou”.Në sezonin 2012-2013 ishte Milani që vuajti përmbysjen e Barcelonës. Fitoi 2-0 në “San Siro”, por u dorëzua 4-0 në “Camp Nou”.