25 prill 2015 – Facebook, Twitter dhe Instagram, janë këto tre rrjetet sociale më të famshme, të cilët janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Mirëpo sipas një studimi të fundit, vajzat që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre të lirë në Facebook, kanë një perceptim negativ lidhur me trupin e tyre. Sipas një studimi të kryer nga një universitet në Skoci dhe dy universitete amerikane, vajzat nisin të kenë të një perceptim negativ për veten kur krahasojnë trupin e tyre me atë të vajzave të tjera që postojnë foto në këto rrjete sociale.   

“Gjatë studimit u vu re se si Facebook dhe rrjetet sociale ndikonin në perceptimin e studenteve lidhur me trupin e tyre dhe me problemet ushqimore. Mendimi lidhur me trupin e tyre ishte tejet negativ, duke u shtyrë shpesh drejt dietave ekstreme, për shkak të mendimeve të gabuara që u krijoheshin lidhur me linjat e tyre trupore, krahasuar me femrat e tjera”, shprehet një nga pjesëmarrësit në studim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/