Përmes lidhjes me "Skype" në emisionin "Të Pa ekspozuarit" në News 24, analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama ka qenë një artist, i cili ka ditur gjithmonë të gënjejë.
Ai tha se Edi Rama ka marrë një bursë studimi nga George Soros për të studiuar, ndërsa shtoi se oligarkët e ndihmojnë kryeministrin të qëndroje në qeveri sepse di të gënjejë mirë popullin.
“Për mua Rama ka qenë gjithmonë një artist për të gënjyer. Meqë se më pyetët, në ato vite ky ka marrë një bursë nga Soros. Oligarkët e mbajnë se di të gënjejë. Oligarkët vjedhin dhe ky bën fasadën e tyre. Të jetosh në mes të luleve është më mirë që të jetosh në mes hajdutësh”, tha mes tjerash Fatos Lubonja.





