Një apartament u pushtua nga zjarri në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit.

“DurrësLajm” mëson se zjarri ka rënë në katin e dytë të një apartamenti të papërfunduar, pranë “Sfinksit”, pasi kanë marrë flakë disa kuti polisteroli, që ishin grumbulluar brenda godinës. Në ambientet ku ka rënë zjarri mësohet se flinin endacakët, por për fat të mirë nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dy zjarrëfikëset që kanë shkuar në vendngjarje kanë fikur zjarrin dhe situata tashmë është normalizuar. 

Ndërkohë do të hetohen më tej shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.