Wanda Nara është kthyer për të folur për jetën shumë të artë të “Wags” (partnereve të futbollistëve). Sipas argjentinases, partneret e lojtarëve duhet t’i japin kuptim jetës së tyre duke punuar.

“Shumë prej tyre qëndrojnë në shtëpi duke pritur të dashurin e tyre, me profesionet e tyre të vetme pazaret, të shkojnë në festa dhe të kujdesen për bukurinë e tyre. Janë bosh”, deklaroi Wanda në programin “Olga en vivo”.

Uanda shkon më tej, duke folur konkretisht edhe me emra: “Kjo është arsyeja pse Shakira u nda nga Pike. Gruaja duhet të punojë, duhet të bëjë diçka, nuk them se duhet të jetë e famshme, por ka një mijë gjëra që mund të bëjë. Shakira është një grua e plotësuar”, shton Wanda Nara, duke iu referuar karrierës së Pique, sukses që artistja kolumbiane e zhvilloi edhe para se të fillonte historinë e saj të dashurisë me katalanasin.

“Unë jam një feministe,” – tha Uanda Nara në fund.