Shumë prej jush mund të kenë vënë re se yjet e famshëm shpeshherë shfaqen në tapetin e kuq apo në ceremoni të tjera, me këpucë më të mëdha se numri i tyre i këmbës. Një gjë e tillë, nuk është aspak e paqëllimshme!
Duke qenë se atyre u duhet t’i veshin këto këpucë gjithë natën dhe për më tepër mund edhe të qëndrojnë në këmbë, pjesa anësore dhe e pasme mund të skuqet dhe të fryhet. Kështu që, për të shmangur dhimbjen, parehatinë dhe problemet e mëvonshme, të famshmit veshin këpucë që janë të paktën një numër më i madh. Kohët e fundit, akoma edhe më shumë, po veshin sandale ose këpucë të hapura tek gishtat për të shmangur pikërisht këto pasoja.
Duke qenë se këpucët më të mëdha në numër bien në sy, ata përdorin dy teknika për të mos u dukur keq. E para është silikoni, i cili fikson këmbën, nuk pengon qarkullimin e gjakut dhe shmang fryrjen. Ndërsa i dyti,është ngjitësi i vendosur në pjesën anësore, i cili gjithashtu fikson këpucën në këmbë. /Anabel.al/