Janë zbuluar detaje të reja rreth ekzekutimit të 36­-vjeçarit Agim Meli ose ndryshe i njohur si Andrea Billa mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në lagjen “Rilindja”.

Burime jozyrtare thonë për “Panoramën”, se Meli, edhe pse nuk rezulton si person me precedentë penal, dyshohet se ishte i përfshirë në një organizatë kriminale të tregtimit të drogës në Spanjë.

Po të njëjtat burime, thonë se Meli madje është nën hetim nga autoritetet spanjolle në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për një operacion antidroge, ku u arrestuan disa persona me sasi të konsiderueshme lënde narkotike, ndërsa Meli i shpëtoi arrestimit.

Ndaj dyshohet se banda me të cilën ishte i përfshirë Meli dyshonte se ai mund të kishte dekonspiruar trafikun dhe ndaj mund të jetë vrarë.