Para disa ditësh Lori hoxha mbylli papritur llogarinë e saj në “Instagram”.

Kaq mjaftoi për të nisur lajmet rozë plot me aludime, disa duke menduar se Lorit mund t'i kishin vjedhur rrjetin social.

E megjithatë Lori është rikthyer sërish të martën në “Instagram”, duke zbuluar arsyen që ndoshta shumë prej ndjekësve të saj nuk do t'iu pëlqejë. 

“Si e shoh veten kur e aktivizoj llogarinë timë duke ditur që kam shumë postime të sponsorizuara të lëna pezull”, ka shkruar Lori në përshkrimin e fotos që sapo ka hedhur. 

Duket se arsyeja e vërtetë e rikthimit qenkan postimet e sponsorizuara nga të cilat Lori bën para.