Një striptiste ka publikuar një fotografi të parave që ajo fiton në një natë të vetme, si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme se pse ajo bën atë lloj pune për të jetuar.
Fotografia e postuar në Reddit përmban sqarimin: "Nga tani e tutje kur njerëzit të më pyesin pse jam një striptiste do t'ju tregoj këtë fotografi (një ditë pune)".
Fotografia tregon rreth 3.345 dollarë, të llogaritura komentuesit.
Përdoruesja e rrjetit social, Menagerii, që thotë se striptiza po i siguron diplomimin për inxhinieri në një nga shkollat më prestigjioze amerikane, pranon se ky turn i veçantë ishte i dyfishtë, nga 11.30 AM deri në 3.30 AM, dhe se kjo është "shumë më shumë" nga sa ajo zakonisht fiton. "Zakonisht fitoj nga 500- 1500 dollarë në natë. Fatmirësisht nuk m'u desh të kërceja shumë. Pak a shumë bëra rreth 30 kërcime tavoline dhe pesë kërcime në skenë"- thotë ajo.
Studentja shton se një tjetër anë pozitive e punës së saj është se ajo i lejon të ketë shumë kohë të lirë gjatë punës nëse asaj i duhet kjo kohë.





