Tiranë, 27 korrik 2014 – Në fillim të legjislaturës vijnë me barkun petë, por pas pak kohësh se ç’vënë një masë të tmerrshme si airbag te pjesa e barkut.
Thuhet që burrat vënë bark kur konsumojnë alkool, por mund të ndodhë që të kalojnë në oversize thjesht sepse hanë pa karar, ose hanë keq, pa orar, ushqime kot.
Me sa duket, një rast i tillë është ai i deputetit socialist Armando Subashi. Ai është fotografuar nga paparaci ynë këtë të enjte.
Deputeti ka dalë nga salla e Parlamentit, me sa duket i uritur dhe për të mbaruar punë shpejt, ka blerë një pako me bake rolls, njësoj si fëmijët në orën e pushimit të madh.
Po kush pyet kur ke uri, madje Subashi harroi t’i ofrojë një copë kolegut të tij, Paulin Sterkaj, për barkun e të cilit nuk kemi ende informacion se si mund t’i jetë krijuar. Me bake rolls nuk e kemi parë asnjëherë gjithsesi.
/panoramaplus/





