Zëvendëskryeredaktorja e Gazetës Shqiptare Rezarta Delisula, e ftuar në studion e “News24” ditën e sotme duhet të fliste për Ditën Botërore të dhuruesve të gjakut, por nuk ndodhi aspak kështu. Jo vetëm që foli për diçka krejt tjetër, por edhe nuk hezitoi aspak të përdorë celularin gjatë bisedës së tyre në studio.
E gjithë kjo ka lënë pa fjalë spikerin Edvin Parruca, i cili ka marrë këtë “lojë” si surprizë në ditën e tij të lindjes.
Kolegët kanë realizuar plot humor këtë situatë, duke i dhuruar emocione kolegut të tyre.





