Në muajin shkurt 2017, në të gjithë vendin janë regjistruar në total 117 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen e 17 personae. Në krahasim me janarin 2016, numri i aksidenteve u ul me 13.3%.
Të dhënat janë bërë publike nga INSTAT-i, i cili nxjerr statistikat përkatëse për çdo muaj të vitit.
Sipas INSTAT-it, numri i të aksidentuarve në shkurt 2017 është 159 persona nga 172 që ishte një vit më parë. Numri i të aksidentuarve në periudhën janar – shkurt 2017 është ulur me 14.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i personave të vdekur gjatë muajit shkurt 2017 është 17, dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 22.7%.
Në dy muajt e parë të vitit 2017, numri i personave të vdekur është rritur me 2.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të 2016-s.
Shkaku kryesor i aksidenteve
Aksidentet rrugore, në 83.8 % të rasteve kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit.
Grupmosha që shkakton më shumë aksidente
Numri më i lartë i aksidenteve (33.3 %) është kryer nga grupmosha 25 -35 vjeç.
Në shkurt 2017, numri i të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100 000 banorë ishte afërsisht 6 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 25.0 %.
Aksidentet në Durrës
Ndërsa në qarkun e Durrësit, gjatë muajit shkurt 2017 janë regjistruar 12 aksidente, 7 më pak se viti 2016.
Nga këto aksidente të këtij muaji, askush nuk ka humbur jetën, ndërsa 3 veta kanë vdekur gjatë shkurtit 2016.
shkurt 2016 – 19 aksidente (3 të vdekur)
shkurt 2017 – 12 aksidente (0 të vdekur)
janar – shkurt 2016 – 49 aksidente (5 të vdekur)
janar – shkurt 2017 – 26 aksidente (2 të vdekur)





