Samsung Galaxy Note 7 do të dalë në treg më 19 gusht, megjithatë prej ditës së mërkurë, është e mundur prenotimi i tij në internet.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Note 7 do të jetë i disponueshëm në Verizon, AT&T, T – Mobile, Sprint dhe U.S Cellular. Ai vjen në 3 ngjyra, blu, e zezë dhe argjend.

Portali mbi teknogjinë “Mashable” sjell çmimin me të cilin do të ofrohet kjo pajisje nga secila prej kompanive më lart.

Kështu, në Verizon, Samsung Galaxy Note 7 do të kushtojë 864 dollarë.

Në AT & T është 879.99 dollarë.

Në T – Mobile, Note 7 kushton 849.99 dollarë.

Sprint e ofron gjithashtu me 849.99 dollarë.

Ndërkohë, sa i përket parametrave, Samsung Galaxy Note 7 do të jetë si më poshtë:

  • Ekran 5.7-inç Quad HD Super AMOLED me anësoret e përkulura
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 820
  • Sistem Android 6.0.1 Marshmallow
  • 4GB RAM
  • 64GB storage (që mund të shtohet seri në 256GB me microSD)
  • IP68 mbrojtje nga pluhuri dhe rezistenë ndaj ujit
  • Bateri 3,500 mAh
  • 12-megapiksel f/1.7 kamera nga pas
  • 5-megapiksel f/1.7 kamera nga para
  • Karikim me wireless
  • USB Tip-C
  • 5mm fole kufjesh
  • Skanim gishti
  • Skaner të ri të irisit
  • Punon me Gear VR