Kreu i PD-së së Shijakut, Rezeart Tusha, në një komunikim për DurrësLajm deklaroi se pas monitorimit të bërë në të gjitha qendrat e votimit të kësaj bashkie, pjesëmarrja në votime nuk shkon as 15%.
Ndërkohë, Tusha deklaron se të kapur në panik nga numri i ulët i pjesëmarrjes, komisionerët e PS-së kanë ulur qepenat e QV-ve dhe kanë nisur t’i mbushin vetë kutitë.
Në një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vihet re qepeni i ulur i një QV-je.
“Ne Shijak komisioneret kapen mat duke mbushur kutite! Sb”,– shkruan Berisha në përshkrimin e videos.





