Napoli është gati të mirëpresë përsëri Romelu Lukakun. Sulmuesi, pas disa javësh në Belgjikë për të vazhduar programin e tij të rikuperimit në mënyrë të pavarur, është gati të thehet në Castel Volturno ku do të takohet me trajnerin Antonio Konte përpara se të ribashkohet me skuadrën.
Megjithatë, sipas raportimeve nga qendra stërvitore e Napolit, nuk ka gjasa që ai të kthehet në fushë nga tani deri në fund të sezonit. Mungesa e Lukakut ka ndikuar ndjeshëm në sezonin e Napolit. Qendërsulmuesi është shfaqur në fushë vetëm gjashtë herë, asnjëherë nga fillimi. Ai ka bërë pesë paraqitje në ligë për një total prej 40 minutash dhe një në Ligën e Kampioneve për tetë minuta.
Ai ka luajtur një total prej 64 minutash këtë sezon në të gjitha garat.Një kontribut praktikisht zero, i cili theksohet më tej kur krahasohet me pagën e lojtarit, 8 milionë euro bruto. Një shumë e madhe, e cila, kur shpërndahet në 40 minutat e luajtura në ligë, përkthehet në 200,000 euro të shpenzuara nga Napoli për çdo minutë që Lukaku luajti. Kjo shifër përmirësohet ndjeshëm kur shpërndahet në totalin e 64 minutave që lojtari ka uajtur këtë sezon: 125,000 euro për çdo minutë të luajtur. Këto shifra në mënyrë të pashmangshme do të na lënë të mendojmë, veçanërisht duke pasur parasysh të ardhmen.





