Dasma e bukuroshes Marina Vjollca nuk mund të kalonte pa marë vëmendjen e publikut dhe medias.
Ceremonia martesore u zhvillua mbrëmjen e 10 shtatorit në Gjirin e Lalzit.
E veshur me fustan të bardhë moderatorja dukej si një princeshë e vërtetë, me princin e saj me kostum të zi, në krah.
Fustani, modeli i flokëve, bizhutë që mbante, ishin lehtësisht të dukshme për të gjithë, por ajo çfarë nuk ra në sy ishin këpucët e nuses.
Marina mbante veshur mbrëmë këpucët nga koleksioni i “Jimmy Choo” me gurë të shndritshëm dhe pupla, të cilat kushtojnë plot 1495 euro.
Këpucët “Jimmy Choo” zgjodhi edhe Xhensila Myrtezaj në dasmën e saj që kushtonin 3,495 euro.